Zyrtare: Mbyllet një epokë në ‘Anfield’, Salah i jep lamtumirën Liverpoolit

Zyrtare: Mbyllet një epokë në ‘Anfield’, Salah i jep lamtumirën Liverpoolit

20:51, 24/03/2026

Mohamed Salah ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë moderne të klubit.

Sulmuesi 33-vjeçar iu bashkua “The Reds” në vitin 2017 nga Roma për 37 milionë paundë dhe që prej asaj kohe është shndërruar në një ikonë të klubit.

Gjatë aventurës së tij në “Anfield”, Salah ka realizuar 255 gola në 435 paraqitje, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Në një mesazh emocional të publikuar në rrjetet sociale, ai konfirmoi largimin dhe falënderoi klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Do të largohem në fund të sezonit. Nuk e kisha imagjinuar kurrë sa thellë ky klub dhe ky qytet do të bëheshin pjesë e jetës sime”, shkroi ai.

Salah theksoi se Liverpooli është më shumë se një klub, duke e cilësuar si pasion, histori dhe shpirt, ndërsa kujtoi momentet e mëdha dhe trofetë e fituar së bashku me skuadrën.

Ai rezervoi një falënderim të veçantë për tifozët, duke vlerësuar mbështetjen e tyre në momentet më të mira dhe më të vështira të karrierës së tij.

“Ju më dhatë kohën më të mirë të jetës sime. Unë do të jem gjithmonë një prej jush”, përfundoi Salah në mesazhin e tij prekës.

Largimi i tij shënon fundin e një epoke të artë për Liverpoolin, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për yllin egjiptian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco