Vusal Isgandarli është zhvendosur në Azerbajxhan ku pas dy vitesh mori sërish ftesë nga kombëtarja.
Sulmuesi i Partizanit do të marrë pjesë në turneun miqësor të FIFA-s, që Azerbajxhani pret me Sierra Leonone, Omanin dhe Saint Lucian.
Partizani i bëri nder sulmuesit të tij gjatë kësaj periudhe. Vetë trajneri Oltijon Kërnaja u shpreh që po e kursente në kampionat, edhe për arsye të kombëtares.
Pa të në fushë, Partizani ka mposhtur Dinamon, më pas erdhi barazimi me Vorën dhe Teutën.
Njoftimi i Partizanit:
“Vusal Isgandarli pjesë e Kombëtares së Azerbajxhanit.
Vusal Isgandarli i bashkohet ekipit përfaqësues të Azerbajxhanit. Sulmuesi i kuq është grumbulluar për turneun miqësor të FIFA-s. Azerbajxhani do të jetë vendi mikpritës i turneut ndërkombëtar ku marrin pjesë gjithashtu edhe Sierra Leone, Omani dhe Saint Lucia. Ndeshjet do të luhen në datat 27 dhe 30 Mars.
Klubi i uron Vusal Isgandarlit një përfaqësim sa më pozitiv me ekipin kombëtar të Azerbajxhanit”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: