Griezmann lë Europën, firmos në MLS për një aventurë të re në SHBA

Griezmann lë Europën, firmos në MLS për një aventurë të re në SHBA

18:44, 24/03/2026

Antoine Griezmann është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke vendosur të transferohet në kampionatin amerikan pas përfundimit të sezonit aktual.

Sulmuesi 35-vjeçar do të largohet nga Atlético Madrid për të vijuar karrierën në MLS, një lëvizje që konfirmon fundin e aventurës së tij të gjatë në futbollin europian.

Sipas njoftimit zyrtar, ai ka firmosur me Orlando City SC, ku do të bashkohet duke filluar nga korriku i vitit 2026.

Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2027-2028, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon deri në 2029.

Klubi amerikan konfirmoi marrëveshjen përmes një deklarate zyrtare, duke e cilësuar afrimin e sulmuesit francez si një përforcim të rëndësishëm për projektin e tyre.

Ky transferim shënon një tjetër emër të madh europian që zgjedh MLS-në si destinacion, duke rritur më tej profilin e ligës në arenën ndërkombëtare.

Griezmann pritet të sjellë eksperiencën dhe cilësinë e tij në sulm, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij.

Me këtë lëvizje, sulmuesi francez synon të provojë një eksperiencë të re jashtë Europës, ndërsa MLS vazhdon të tërheqë emra të njohur të futbollit botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco