Trajneri gjerman Jürgen Klopp ka reaguar fuqishëm ndaj thashethemeve të fundit që e lidhin me pankinën e Real Madridit dhe më pas edhe të Atlético Madridit. Lajmet kanë bërë xhiro në Evropë ditët e fundit, por Klopp ka vendosur të sqarojë situatën vetë, duke shfaqur edhe një dozë irritimi për informacionet që qarkullojnë.
“Nëse një njeri merr një copë letër dhe shkruan diçka mbi të, automatikisht bëhet e vërtetë? Si mund të ekzistonte një situatë ku Real Madrid më telefonon dhe më thotë: ‘Jürgen, mund ta besosh?’, me Perez në linjë?”, tha Klopp me një ton polemik.
Aktualisht si përgjegjës teknik i Red Bull, trajneri nuk i la vend dyshimit: “Nuk di nëse pas këtyre ka inteligjencë artificiale apo njerëz, por tani mjafton që dikush të shkruajë çdo gjë dhe më pas duhet që unë ta mohoj. Duhet të disiplinoheni, të respektoni një kod dhe të ndaloni shkrimet e kota. Nëse Real Madridi do të më kishte thirrur, do ta dinit. Nuk më kanë thirrur asnjëherë dhe as agjenti im nuk ka marrë ndonjë njoftim.”
Klopp shtoi më tej: “Kjo histori po vazhdon prej shumë kohe. Madje, në të njëjtën kohë më lidhën edhe me pankinën e Atlético Madridit. Duket se disa lajme shkruhen vetëm për të bërë bujë dhe për të folur njerëzit.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: