Barcelona piketon futbollistin e Juventusit, bardhezinjtë kërkojnë 50 milionë euro

Barcelona piketon futbollistin e Juventusit, bardhezinjtë kërkojnë 50 milionë euro

21:38, 23/03/2026

Klubi i Barcelonës ka hedhur sytë nga Italia për përforcimin për sezonin e ardhshëm në krahët e mbrojtjes.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, Hansi Flik ka piketuar italianin Andrea Kambiaso si emrin që kërkon të afrojë në ekip për edicionin tjetër.

Tekniku gjerman raportohet se e ka vënë Kambiason në listën e prioriteteve dhe tashmë është në dorën e Barcelonës të bindë Juventusin që të lërë të largohet lojtari i cili ka kontratë deri në vitin 2029 me bardhezinjtë.

Trajneri Luçiano Spaleti i ka dhënë atij një rol qendror në ekip dhe në teori, e cilëson të paprekshëm. Por te Juventusi tashmë kanë filluar të bëjnë gjithnjë e më shumë llogaritë me politika kursimi dhe sigurimi i një shifre të majme nga shitja e tij do të ndryshonte gjithçka.

Gazeta italiane bën të ditur se te Juventusi janë të gatshëm të shesin Kambiason për një ofertë jo më pak se 50 milionë euro.

Kjo është një shifër e rëndësishme ndaj te Barcelona po mendohen mirë, para se të bëjnë një hap për të nisur negociatat direkte për transferimin e futbollistit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco