Polonia e nis me mungesa grumbullimin për ndeshjen me Shqipërinë

Polonia e nis me mungesa grumbullimin për ndeshjen me Shqipërinë

20:46, 23/03/2026

Përfaqësuesja e Polonisë e ka nisur sot grumbullimin e saj për ndeshjet e play-off të Botërorit ku përballë këtë të enjte do të ketë fillimisht Shqipërinë.

Dhe ashtu siç i ka ndodhur edhe Silvinjos në Tiranë, trajneri Jan Urban nuk e kishte grupin e plotë për seancën e sotme.

Ndër ata që morën pjesë në stërvitje dhe ishin të pranishëm, Piotr Zielinski dhe Jakub Moder, kryen vetëm ushtrime në biçikleta në krah të fushës stërvitore.

Ndërsa portieri Bartlomej Dragovski gjithashtu nuk zhvilloi seancën stërvitore në katërkëndor, por iu bashkua disa prej futbollistëve të tjerë që bënë vetëm vrapime.

Arsyeja ishte se shumë nga futbollistët kishin luajtur të dielën me klubet përkatëse ndaj është punuar në aspektin atletik për rikuperimin.

Por në stërvitje kishte edhe mungesa të mirëfillta, me lojtarë të cilët vetëm sot në darkë do i bashkohen grumbullimit.

Jan Bednarek, Jakub Kivior dhe Oskar Pietuszevski kanë luajtur vetëm vonë të dielën në darkë me klubin e Portos ndaj e kishin të pamundur të udhëtonin më herët.

Pietuszevski është emri që po presin të gjithë të shohin në fushë te Polonia, pasi anësori i sulmit ka shkëlqyer në këtë sezon me ekipin e Portos duke fituar edhe ftesën për përfaqësuesen e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco