Ish-trajneri i Italisë/ Roberto Donadoni shkarkohet nga klubi ku u emërua në nëntor

Ish-trajneri i Italisë/ Roberto Donadoni shkarkohet nga klubi ku u emërua në nëntor

19:47, 23/03/2026

Kthimi në pankinë i Roberto Donadonit, pas një periudhe të gjatë shkëputje, nuk ka shkuar siç mendonte ish-trajneri i Italisë.

Donadoni u ul në pankinën e Specias në Serinë B në muajin nëntor, me objektiv sigurimin e mbijetesës së skuadrës, por situata nuk është përmirësuar.

Kur mbeten edhe 6 ndeshje për t’u luajtur në sezonin e rregullt, Specia është e treta nga fundi në klasifikim, 4 pikë larg zonës së mbijetesës.

Me Donadonin, ajo ka siguruar 23 pikë në 21 ndeshje dhe ka bërë një rrugëtim krejtësisht ndryshe nga sa mendohej në klub kur u afrua tekniku i njohur.

Kësisoj, pas një takimi të zhvilluar sot, është vendosur ndarja e rrugëtimit mes palëve, me klubin që ktheu sytë përsëri nga Luka D’Anxhelo, trajneri me të cilin nisi sezonin, para se t’i besonte ekipin Donadonit në nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco