Pse Gattuso shmangu ‘San Siron’ dhe vendosi që Italia ta luajë në Bergamo sfidën e ‘play-off’-it

Pse Gattuso shmangu ‘San Siron’ dhe vendosi që Italia ta luajë në Bergamo sfidën e ‘play-off’-it

18:33, 23/03/2026

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka marrë një vendim surprizë për ndeshjen vendimtare ndaj Irlandës së Veriut, duke zgjedhur që ajo të mos luhet në Milano, por në Bergamo.

Tekniku italian zbuloi se ishte vetë ai që vendosi për stadiumin, duke falënderuar drejtuesit e federatës për besimin e dhënë.

Sipas tij, zgjedhja nuk është rastësore, por e menduar për të krijuar avantazh maksimal për skuadrën.

Italia do ta zhvillojë këtë përballje në stadiumin e Atalantës, një impiant më i vogël dhe më “i ngrohtë” se San Siro. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore e vendimit të Gattusos.

Ai shpjegoi se në një stadium të madh si “San Siro”, ku janë të pranishëm tifozë të Interit dhe Milanit, ekziston rreziku që skuadra të përballet me fishkëllima në momentet e vështira të lojës.

Në të kundërt, në një stadium më intim si ai i Bergamos, atmosfera pritet të jetë më e zjarrtë dhe më mbështetëse për “axurrët”. Gattuso kërkon një ambient që të funksionojë si një “kazan presioni” për kundërshtarin.

Trajneri kujtoi edhe ndeshjen e tij të parë në stol, ku një atmosferë e tillë dha efekt pozitiv, edhe pse pjesa e parë kishte përfunduar pa gola.

Për të, kjo sfidë është gjithçka: një mundësi për të shkuar më pranë Botërorit dhe për të lënë pas çdo zhgënjim të së kaluarës.

Mesazhi i Gattusos është i qartë: Italia ka nevojë për mbështetje totale dhe një ambient “armiqësor” për rivalin, ndaj zgjedhja e Bergamos shihet si një lëvizje strategjike për të siguruar fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco