Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga procesi i rikuperimit, pasi aktualisht ndodhet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Sulmuesi i Al Nassr publikoi disa foto gjatë ushtrimeve rehabilituese, duke dhënë një sinjal pozitiv për gjendjen e tij fizike. “Po përmirësohem çdo ditë”, ishte mesazhi i shkurtër që shoqëronte postimin e yllit portugez.
Ky problem fizik e ka detyruar Ronaldon të qëndrojë jashtë fushës dhe, njëkohësisht, ta humbasë edhe grumbullimin me Portugalinë për ndeshjet miqësore ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mungesa e tij konsiderohet një goditje për kombëtaren portugeze, ndërsa tifozët shpresojnë që rikuperimi të vijojë me ritme të shpejta, në mënyrë që një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë të rikthehet sa më shpejt në fushë.


© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: