Kimmich, i ashpër me Gjermaninë: Askush nuk mund të mos ketë dëshirë të luajë këtu

Kimmich, i ashpër me Gjermaninë: Askush nuk mund të mos ketë dëshirë të luajë këtu

13:41, 23/03/2026

Pak ditë para ndeshjeve ndërkombëtare ndaj Zvicrës (27 mars) dhe Ganës (30 mars), kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka dhënë një mesazh të fortë për skuadrën, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të kombëtares.

Mesfushori i Bayern Munich pranoi se ndeshjet e marsit vijnë në një moment të lodhshëm të sezonit, ku disa lojtarë mund të tundohen të pushojnë ose t’i japin përparësi klubit. Megjithatë, ai ishte i prerë: “Nuk mund të ndodhë që dikush të mos ketë dëshirë të luajë për kombëtaren. Kjo është e papranueshme për ne”.

Kimmich theksoi se të përfaqësosh Gjermaninë është gjithmonë diçka e veçantë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për miqësore apo ndeshje zyrtare. “Duhet të vijmë të gjithë me dëshirën dhe energjinë e duhur”, u shpreh ai, duke kërkuar përkushtim maksimal nga grupi.

Kapiteni gjerman shtoi se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar vazhdimësinë e rezultateve, pasi paraqitjet e fundit të skuadrës nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e duhur. Sipas tij, ekipi forcohet dhe bashkohet më shumë duke luajtur së bashku në fushë, ndaj është thelbësore që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm.

Për këto sfida, Gjermania do të duhet të bëjë sërish pa Jamal Musiala-n, mungesë që Kimmich e cilësoi si “të hidhur”. Këto ndeshje do të shërbejnë si prova të rëndësishme në prag të Botërorit, ku Gjermania do të përballet në fazën e grupeve me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Curaçaon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco