Është arritur një marrëveshje midis Olympique Marseille dhe Pablo Longoria-s për largimin e ish-presidentit, i cili pas riorganizimit të fundit mbante vetëm një “rol institucional”.
Siç dihet prej kohësh, epoka e Pablo Longoria-s te Marseja ka përfunduar, dhe tani kjo është zyrtare. Të hënën në mëngjes, klubi ka njoftuar se Longoria dhe klubi kanë arritur një marrëveshje “për mënyrën e largimit të tij”.
“OM dëshiron të njohë përkushtimin, pasionin dhe punën e kryer nga Pablo Longoria gjatë gjashtë viteve të fundit në shërbim të klubit. I urojmë sinqerisht suksese në të ardhmen e karrierës së tij,” thuhet në komunikatën zyrtare të publikuar në faqen e klubit.
Nga ana e tij, ish-presidenti i Marseljës “falënderon Marsejën për besimin e treguar gjatë këtyre gjashtë sezoneve dhe shpreh mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që e shoqëruan këtë aventurë.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: