Kombëtarja e Italisë pëson humbjen e një lojtari të rëndësishëm para sfidës vendimtare të play-off-it për kualifikimin në Botëror ndaj Irlandës së Veriut. Federico Chiesa, sulmues i Liverpoolit, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme, pas vlerësimit mjekësor në qendrën e Coverciano. Kjo do të shënojë mungesën e tij të parë për kombëtaren pas pothuajse dy vitesh.
Në vend të Chiesa-s, trajneri Gennaro Gattuso ka thirrur Nicolò Cambiaghi-n, sulmuesin e Bologna-s, i cili është në formë të shkëlqyer dhe ka shënuar golin vendimtar për kualifikimin në 1/8 e Europa League ndaj Romës.
Sipas komunikatës zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC):
“Lojtari Federico Chiesa, pas vlerësimit të gjendjes fizike në Qendrën Teknike Federale, u konsiderua i papërgatitur për dy ndeshjet e ardhshme dhe, në marrëveshje me klubin, ka lënë grumbullimin e kombëtares. Në vend të tij është thirrur lojtari i Bologna-s, Nicolò Cambiaghi.”
Gjatë ditës së sotme, në Coverciano do të vlerësohen edhe lojtarët e tjerë të dëmtuar: mbrojtësit Gianluca Mancini dhe Alessandro Bastoni, si dhe sulmuesi Gianluca Scamacca, të cilët janë bashkuar me grupin për vlerësim mjekësor.
Lista e përkohshme e të thirrurve nga Gattuso për play-off-in pas mungesës së Chiesas:
Portierë: Elia Caprile (Cagliari), Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Alex Meret (Napoli).
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Diego Coppola (Paris FC), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Cagliari), Giorgio Scalvini (Atalanta), Leonardo Spinazzola (Napoli).
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Niccolò Pisilli (Roma), Sandro Tonali (Newcastle).
Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atalanta), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: