“Magjistari” argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka arritur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar golin e 900-të në karrierën e tij profesioniste.
Ky moment historik erdhi në minutën e 7-të të sfidës së CONCACAF Champions Cup mes Inter Miami dhe Nashville SC.
Sulmuesi argjentinas kontrolloi topin me shpinë nga porta rreth dhjetë metra larg, u kthye shpejt dhe goditi në mënyrë të befasishme përmes këmbëve të mbrojtësit kundërshtar.
Portieri nuk reagoi siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë, duke vulosur një tjetër moment të artë në karrierën e tij.
MESSI'S 900TH GOAL OF HIS CAREER 🐐
— ESPN FC (@ESPNFC) March 18, 2026
(via @FOXSoccer)pic.twitter.com/F8ejTYn1n6
Me këtë realizim, Messi bëhet vetëm lojtari i dytë në historinë e futbollit që arrin shifrën e 900 golave.
Lista kryesohet nga rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, i cili numëron 959 gola.
Sa i përket shpërndarjes së golave, pjesën më të madhe Messi e ka realizuar me Barcelonën (672 gola).
Me përfaqësuesen e Argentinës ka shënuar 115 herë, ndërsa me Paris Saint-Germain ka realizuar 32 gola dhe me Inter Miami ka arritur në kuotën e 81 golave.
Megjithatë, festa personale e Messit nuk u shoqërua me sukses për skuadrën e tij.
Nashville SC arriti të barazojë rezultatin në 1-1 dhe të sigurojë kualifikimin, duke eliminuar Inter Miamin nga gara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: