Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Atletico Madridi mposhtet nga Tottenhami, por siguron çerekfinalen ndaj Barcelonës

Atletico Madridi mposhtet nga Tottenhami, por siguron çerekfinalen ndaj Barcelonës

22:55, 18/03/2026

Atletico Madridi ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League, ku do të përballet me Barcelonën, pas humbjes 3-2 në transfertë ndaj Tottenham dhe rezultatit të përgjithshëm 7-5.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30-të nga vendasit, kur Randal Kolo Muani realizoi me kokë për 1-0 pas një krosimi nga krahu.

Në pjesën e dytë, Atletico reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 47-të me Julian Alvarez, i cili përfitoi nga një kundërsulm dhe shënoi nga afër për 1-1.

Tottenham riktheu avantazhin në minutën e 52-të me Xavi Simons, që realizoi nga distanca për rezultatin 2-1.

Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 75-të gjetën sërish barazimin: nga një goditje këndi e Alvarez, David Hancko shënoi me kokë për 2-2.

Në minutën e fundit, Xavi Simos realizoi një 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2.

Ky rezultat i mjaftoi Atleticos për të kaluar më tej, falë avantazhit të thellë nga ndeshja e parë, duke prerë biletën për në çerekfinale ku e pret një përballje e fortë me Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco