Max Dowman është emri më i përfolur i momentit në Premier League. Talenti i Arsenalit bëri debutimin në gushtin e kaluar në moshën vetëm 15-vjeçare dhe së fundmi vendosi një rekord historik, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit anglez, në moshën 16 vjeç e 73 ditë.
Interesimi për të është i madh nga klubet më të mëdha europiane, por Arsenali ka vepruar me shpejtësi duke i siguruar një parakontratë në janar, e cila do të shndërrohet automatikisht në kontratën e tij të parë profesioniste sapo të mbushë 17 vjeç, më 31 dhjetor.
Ndërkohë, familja e lojtarit ka vendosur të marrë një rol aktiv në menaxhimin e karrierës së tij. Babai dhe vëllai i Dowman kanë siguruar licencën e agjentit nga FIFA, duke synuar të shmangin ndërmjetësit dhe komisionet e larta që zakonisht shoqërojnë transferimet në futbollin e madh.
Babai i tij, Rob Dowman, është trajner dhe njëkohësisht drejtues i një kompanie sigurimesh, ndërsa vëllai Ethan ka një diplomë në ekonomi dhe punon si ndërjetës financiar. Të dy kanë kaluar me sukses provimin e FIFA-s, i cili ka një shkallë dështimi rreth 50%.
Ndërkohë, talenti i ri ka firmosur tashmë edhe një kontratë me Adidas, duke konfirmuar se e ardhmja e tij pritet të jetë shumë e ndritur si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: