Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Yamal shkruan historinë, tri rekorde në vetëm tetë ditë me Barcelonën

Yamal shkruan historinë, tri rekorde në vetëm tetë ditë me Barcelonën

22:10, 18/03/2026

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë me Barcelonë në një mbrëmje triumfuese për katalanasit, të cilët siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Jo vetëm që Yamal kaloi rekordin e Kylian Mbappé me 10 gola në Champions në moshën 18-vjeçare, por ai shtoi edhe një tjetër arritje në karrierën e tij: tashmë është lojtari më i ri që shënon në dy ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt në Champions League.

Yamal gjeti rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e parë në “St James’ Park”, ku shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë për të barazuar rezultatin në 1-1. Edhe pse golat nga penalltia nuk kishin shkëlqimin tipik të aksioneve të tij, ato treguan qetësinë dhe cilësinë e tij përpara portës.

Brenda vetëm tetë ditësh, ai ka thyer tri rekorde në Champions League, përfshirë edhe faktin që u bë lojtari më i ri që arrin 30 ndeshje në këtë kompeticion.

Në moshën 18-vjeçare, Yamal ka fituar tashmë shumë me Barcelonën, përfshirë një “tripletë” vendase dhe titullin e La Liga. Këtë sezon ai ka ndihmuar ekipin të fitojë edhe Superkupën e Spanjës dhe të kryesojë kampionatin me katër pikë avantazh ndaj Real Madrid.

Megjithatë, një trofe mungon në koleksionin e tij: Champions League. Barcelona, e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, e ka këtë si objektivin kryesor për sezonin 2025-26, pasi sezonin e kaluar u eliminua në gjysmëfinale nga Interi.

Trofeu i fundit i Champions-it për katalanasit daton në vitin 2015 dhe që atëherë ata nuk kanë arritur më në finale. Tashmë, me një brez të ri dhe të talentuar, Barcelona dhe Yamal janë të vendosur të rikthejnë lavdinë europiane dhe të mos presin më gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco