Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

VIDEO/ Newcastle 'fiket' në pjesën e dytë, Barcelona e turpëron me goleadë

VIDEO/ Newcastle 'fiket' në pjesën e dytë, Barcelona e turpëron me goleadë

20:24, 18/03/2026

Barcelona arriti të kualifikohej lehtësisht në çerekfinale të Champions League-s pasi shkatërroi me rezultatin e thellë Newcastle United në ‘Camp Nou’, me miqtë që qëndruan në lojë vetëm në pjesën e parë, që u mbyll 3-2. Pjesën e dytë Barcekona e ktheu në stërvitore, duke fituar 7-2 ndeshjen, për t’u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 9-3.

Në minutën e 6-të të ndeshjes në ‘Camp Nou’, Barcelona ka kaluar në avantazh pas një kundërsulmi të shpejtë. Yamal organizoi sulmin, me Fermín që shërbeu një pasim të saktë brenda zonës.

Raphinha priti topin dhe me një goditje të ulët dhe të saktë në këndin e poshtëm të majtë, mundi portierin dhe vulosi rezultatin 1-0 për ‘blaugranat’. Ky gol i hershëm mund të vendosë ecurinë e ndeshjes dhe të rrisë besimin e Barcelonës në këtë sfidë të rëndësishme.

Barcelona - Newcastle 1-0

Epërsia e Barcelonës zgjat më pak se 15 minuta: pas një kundërsulmi të shpejtë, Elanga përballë Joan Garcias nuk gabo, 1-1.

Barcelona - Newcastle 1-1

Nuk ndalet spektakli në ‘Camp Nou’, Bernal rkthen shpejt epërsinë në favor të Barcelonës, 2-1.

Barcelona - Newcastle 2-1

Tjetër gol në pjesën e parë, këtë herë për llogari të miqve: Elanga shtyn sërish topin drejt rrjetës pas një pasimi të marrë nga e majta, 2-2. 

Barcelona - Newcastle 2-2

Fraksioni i parë mbyllet me goleadë, Yamal shënon të tretin me penallti në minutat shtesë të pjesë së parë, 3-2.

Barcelona - Newcastle 3-2

Sapo nis pjesa e dytë, Ferimon siglon golin e katërt.

Barcelona - Newcastle 4-2

Më pas vjen radha e Lewandowsk-it për ta dërguar me kokë në rrjetë.

Barcelona - Newcastle 5-2

Vazhdon spektakli 'blaugrana', Lewanddowski kompleton 'dopietën' në minutën e 61-të.

Barcelona - Newcastle 6-2

Rikthehet ne skenë si golashënues Raphinha, 7-2.

Barcelona - Newcastle 7-2

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco