Në orën 18:45, Barcelona do të përballet me Newcastle United në ndeshjen e kthimit për raundin e 1/16-ve të Champions League.
Ndeshja e parë, e luajtur në Angli, përfundoi 1-1, me Barcelonën që patën vështirësi të mëdha në sulm dhe shpëtoi falë një penalltie të Yamal-it. Sot, në “Camp Nou”, skuadra e trajnerit Hansi Flick do të përpiqet të bëjë më shumë për të treguar se meriton të kalojë në çerekfinalet dhe pse jo, të luftojë deri në fund për trofeun.
Sa i përket formacionit, treshja sulmuese e Barcelonës përbëhet nga Rafinja, Leva dhe Yamal, ndërsa Pedri starton nga minuta e parë. Nga ana tjetër, De Jong dhe Kunde vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: