Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

 Luis Enrique tregon si e shkatërroi Chelsean në dy ndeshjet e Championsit

Luis Enrique tregon si e shkatërroi Chelsean në dy ndeshjet e Championsit

12:50, 18/03/2026

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shpjeguar arsyet e dominimit total ndaj Chelsea në Champions League.

PSG siguroi një kualifikim spektakolar në çerekfinale, duke fituar 3-0 në ndeshjen e kthimit dhe duke vulosur gjithçka me rezultat të përgjithshëm 8-2, pas triumfit 5-2 në sfidën e parë.

“Përsosmëria nuk ekziston në futboll, por ndeshja e parë ishte shumë e vështirë, sidomos për 80 minuta”, u shpreh Enrique, duke pranuar se përballja nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati final.

Sipas tij, çelësi i suksesit ishte aftësia për të ruajtur nivelin dhe për të menaxhuar avantazhin.

“Pas rezultatit të parë, ne arritëm ta kontrollojmë lojën dhe të jemi shumë të saktë në kundërsulme, ku shënuam golat që vendosën gjithçka”, theksoi trajneri spanjoll.

Ai vuri në dukje se balanca mes posedimit dhe kundërsulmit ishte vendimtare për të përballuar një skuadër të rrezikshme si Chelsea.

“Mbrojtja përmes kontrollit të topit është një nga objektivat tona kryesore. Kjo na ndihmoi të dominojmë ndeshjen”, shtoi ai.

Në fund, Enrique nënvizoi se PSG po fiton gjithnjë e më shumë respekt në arenën evropiane, falë stilit të lojës dhe rezultateve të arritura.

Në çerekfinale, parizienët do të përballen me fituesin e çiftit mes Liverpool dhe Galatasaray, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco