Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Disiplina ndëshkon rëndë trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova mbyll sezonin për shkak pezullimi

Disiplina ndëshkon rëndë trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova mbyll sezonin për shkak pezullimi

11:19, 18/03/2026

Komisioni i Disiplinës ka marrë sot një vendim të paprecedent ndaj klubit të Egnatias dhe stafit të tij për protestën që bëri në ndeshjen e fundit, atë ndaj Vllaznisë, duke tërhequr ekipin nga fusha.

Trajneri Edlir Tetova është ndëshkuar me 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Bashkë me të e ka pësuar thuajse edhe i gjithë stafi teknik i skuadrës rrogozhinase, ashtu si edhe kapiteni Albano Aleksi.

Një masë pa precedent e marrë kundër rrogozhinasve, duke kujtuar se në këtë sezon nuk kanë qenë të vetmit që kanë ndërmarrë një hap të tillë, pasi më parë e kanë bërë këtë me rregullsi klubi i Tiranës në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco