Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Chelsea kërkon mrekullinë në “Stamford Bridge”, formacionet zyrtare

Chelsea kërkon mrekullinë në “Stamford Bridge”, formacionet zyrtare

20:13, 17/03/2026

Chelsea do të tentojë një përmbysje të madhe ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të UEFA Champions League, pas humbjes së thellë 5-2 në sfidën e parë. Në “Stamford Bridge”, londinezët kërkojnë një mrekulli për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar një vend në çerekfinale.

Trajneri i Chelseat ka zgjedhur skemën 4-2-3-1, me Robert Sanchez në portë. Mbrojtja përbëhet nga Trevoh Chalobah, Malang Sarr, Jorrel Hato dhe Marc Cucurella. Në mesfushë do të veprojnë Moises Caicedo dhe Andrey Santos, ndërsa më përpara rreshtohen Cole Palmer, Enzo Fernandez dhe Pedro Neto. Në majë të sulmit është Joao Pedro.

Nga ana tjetër, PSG zbret në fushë me një formacion 4-3-3, duke synuar të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë. Në portë është Matvey Safonov, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Willian Pacho dhe Nuno Mendes. Në mesfushë aktivizohen Warren Zaire-Emery, Joao Neves dhe Vitinha.

Në repartin ofensiv, PSG mbështetet te Bradley Barcola, Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët pritet të jenë një rrezik konstant për mbrojtjen londineze.

Chelsea do të tentojë gjithçka për gjithçka, ndërsa PSG synon të administrojë avantazhin dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco