Sfida e kthimit mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it në UEFA Champions League pritet me shumë interes, sidomos pas fitores bindëse 3-0 të madrilenëve në ndeshjen e parë. Në “Etihad Stadium”, anglezët do të kërkojnë një përmbysje të madhe, ndërsa Reali synon të administrojë avantazhin.
Trajneri Pep Guardiola ka zgjedhur një formacion ofensiv me skemën 4-3-3. Në portë është Gianluigi Donnarumma, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Matheus Nunes dhe Rayan Ait-Nouri në krahë, me Abdukodir Khusanov dhe Ruben Dias në qendër. Në mesfushë, Tijjani Reijnders, Rodri dhe Bernardo Silva do të drejtojnë lojën, ndërsa në sulm rreshtohen Rayan Cherki, Erling Haaland dhe Jeremy Doku.
Nga ana tjetër, trajneri i Realit, Arbeloa, ka zgjedhur një formacion më të kujdesshëm 4-3-1-2. Në portë është Thibaut Courtois, ndërsa në mbrojtje luajnë Trent Alexander-Arnold, Fran Garcia, Antonio Rüdiger dhe Dean Huijsen. Mesfusha përbëhet nga Aurelien Tchouameni, Pitarch dhe Federico Valverde, me Arda Guler në rolin e organizatorit. Në sulm, dyshja Brahim Diaz – Vinicius Junior do të kërkojë të shfrytëzojë kundërsulmet.
Në stol për madrilenët është edhe Kylian Mbappe, i rikuperuar dhe gati për të dhënë kontribut nëse do të jetë e nevojshme.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: