Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Deklarata befasuese e Hansi Flick-ut: Pas Barcelonës, i jap fund karrierës

Deklarata befasuese e Hansi Flick-ut: Pas Barcelonës, i jap fund karrierës

16:56, 17/03/2026

Hansi Flick ka lënë të kuptohet se aventura e tij në pankinë po shkon drejt fundit, duke deklaruar se Barcelona do të jetë klubi i fundit që ai do të drejtojë në karrierën e tij.

Presidenti Joan Laporta njoftoi më herët gjatë ditës se shumë shpejt do të zyrtarizohet një marrëveshje e re me trajnerin gjerman deri në vitin 2028, edhe pse kontrata aktuale e tij është deri në vitin 2027. Megjithatë, vetë Flick u tregua më i kujdesshëm në deklaratat e tij, duke theksuar se tani nuk është momenti i duhur për të folur për rinovimin.

“Besoj se është e qartë që më pëlqen të punoj këtu, por gjithashtu vlerësoj pavarësinë time. Kam një familje të madhe dhe shumë mbështetje. Ky është futbolli dhe unë përpiqem të jap më të mirën për skuadrën… por do të shohim. Ka ende kohë. Nuk mendoj të shkoj diku tjetër. Kjo do të jetë puna ime e fundit dhe kjo më bën të lumtur”, u shpreh ai.

Trajneri 61-vjeçar theksoi se nuk dëshiron të shpërqendrojë ekipin përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Newcastle në kthimin e 1/8-ve të UEFA Champions League, pasi sfida mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

“Ky nuk është momenti për të folur për rinovimin tim. Ka një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin dhe të ardhmen tonë. Jam shumë i lumtur këtu, por duhet të flas me familjen time. Ka kohë për gjithçka”, shtoi Flick.

Trajneri gjerman ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit, tifozët dhe skuadrën, çka e bën shumë të mundshme zgjatjen e kontratës. Edhe pse ai preferon marrëveshje afatshkurtra, drejtuesit e klubit janë optimistë se bashkëpunimi do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco