Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kompany para sfidës me Atalantën: Portieri titullar vendoset nesër, duhet përqendrim maksimal

Kompany para sfidës me Atalantën: Portieri titullar vendoset nesër, duhet përqendrim maksimal

16:43, 17/03/2026

Bayerni i Mynihut përgatitet për një ndeshjen ndaj Atalantës, ndërsa trajneri Vincent Kompany foli në konferencë për shtypin përpara këtij takimi të dytë të fazës së 1/8-ve.

Tekniku belg u ndal fillimisht te situata e portierëve, duke lënë gjithçka të hapur deri në momentin e fundit: “Nuk u befasova kur pashë Manuel Neuer-in, por vendimi final i takon stafit mjekësor. Nëse gjithçka shkon mirë, Jonas Urbig është favorit për të luajtur”.

Kompany foli edhe për të rinjtë, duke veçuar talentin Prescott: “Kur e shoh këtë lojtar të ri, mendoj për një futbollist shumë të rëndësishëm me potencial të madh. Kemi besim tek ai, ashtu si edhe te të rinjtë e tjerë”.

Sa i përket ndeshjes, trajneri i bavarezëve theksoi rëndësinë e përqendrimit dhe të menaxhimit të grupit: “Për mua është thelbësore të menaxhoj skuadrën, por kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të kemi rreth 75 mijë tifozë që do të na mbështesin dhe kjo do të jetë një shtysë e madhe”.

Në fund, ai kujtoi identitetin e klubit dhe objektivat: “Nuk duhet të harrojmë se jemi Bayerni dhe duhet të tregojmë vazhdimësi. Mes kampionatit dhe Champions-it, kemi shumë besim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco