Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

NBA/ Steve Kerr në histori, 600 fitore në karrierë në sezonin e rregullt

NBA/ Steve Kerr në histori, 600 fitore në karrierë në sezonin e rregullt

15:48, 17/03/2026

Trajneri i Golden State Warriors kishte një arsye të fortë për të festuar mbrëmjen e kaluar kur ekipi i tij arriti të thyente Washingtonin për të marrë kështu fitoren e parë pas pesë humbjesh radhazi.

Edhe pse skuadra nga San Francisco nuk pretendon shumë nga ky sezon pas dëmtimit të Jimmy Buttler mendohet se do të jetë një kandidate e fortë për të kaluar në play-off nëpërmjet takimit të play-in.

Triumfi përballë Wizards ishte i 600 në karrierë për Steve Kerr, i cili ka arritur këtë shifër në 943 ndeshje.

Vetëm tre trajnerë kanë mundur që të fitojnë kaq shumë duele në më pak ndeshje: Gregg Popovich (600 fitore në 887 takime); Pat Riley (600 fitore në 832 ndeshje) dhe Phil Jackson (600 fitore në 805 ndeshje).

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco