Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Programi i Kombëtares/ Ja kur do ta shpallë Silvinjo listën e kuqezinjve për ‘play-off’-in me Poloninë

Programi i Kombëtares/ Ja kur do ta shpallë Silvinjo listën e kuqezinjve për ‘play-off’-in me Poloninë

14:13, 17/03/2026

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Grumbullimi zyrtar i Kombtares do të nisë më 23 mars, ditën e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë-Suedi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco