Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Trajneri i Irlandës së Veriut: Do shkruajmë emrin tonë në histori duke mposhtur Italinë

Trajneri i Irlandës së Veriut: Do shkruajmë emrin tonë në histori duke mposhtur Italinë

13:28, 17/03/2026

Michael O’Neill, trajneri i Irlandës së Veriut, ka folur në konferencë për shtyp pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të “play-off”-it kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku përballë do të jetë Italia më 26 mars në Bergamo.

“Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të ishte një arritje e krahasueshme me çdo sukses historik të një skuadre të Irlandës së Veriut. T’i kalosh me sukses dy udhëtime do të jetë një sfidë shumë e madhe, por e kemi mundësinë t’i shkruajmë emrat tanë në historinë e futbollit tonë. Dhe e kemi ndërmend të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, tha ai.

Më tej, O’Neill është ndalur edhe te përballja e 26 marsit ndaj Italisë: “Epo, është Italia, apo jo? Do të jetë një ndeshje shumë, shumë e vështirë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Do të duhet ta bëjmë një hap përpara. Në skuadrën tonë kemi 13 lojtarë nga Championship, katër nga Premierliga dhe pjesa tjetër nga League One apo kampionate të tjera”.

Trajneri e ka përmendur edhe paraqitjen ndaj Gjermanisë si një sinjal pozitiv: “Kundër Gjermanisë, edhe pse nuk e morëm rezultatin që donim, treguam se mund të jemi konkurrues. Por tani na duhet diçka më shumë, nëse duam ta fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë realisht në Kupën e Botës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco