Chelsea do të kërkojë një rikthim historik përballë Paris Saint-Germain, pasi humbja 5-2 në ndeshjen e parë e ka vendosur skuadrën londineze në një situatë tepër të vështirë në këtë fazë të Champions League.
Një përballje mes kampionëve të Botës për Klube dhe fituesit në fuqi të Championsit, për një vend në çerekfinale.
Forma e fundit e Chelseat nuk premton shumë, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa humbja ndaj Newcastle në fundjavë ka goditur edhe shpresat për zonën Champions në kampionat.
Skuadra angleze ka vetëm një shans minimal për kualifikim dhe do të duhet një paraqitje perfekte për të përmbysur diferencën prej tre golash ndaj kampionëve në fuqi.
Në anën tjetër, PSG vjen e qetë dhe me besim të plotë. Ekipi francez ka qenë dominant në këtë përballje dhe synon të eliminojë një skuadër angleze për të katërtin sezon radhazi në fazat me eliminim direkt.
Nën drejtimin e Luis Enrique, parizienët kanë treguar stabilitet dhe efikasitet të lartë në Europë.
Statistikat nuk janë në favor të Chelseat, që nuk ka fituar në pesë përballjet e fundit direkte, ndërsa PSG ka qenë shumë i fortë ndaj skuadrave angleze në vitet e fundit.
Megjithatë, ndeshje të tilla shpesh sjellin surpriza.
Me Chelsean të detyruar të sulmojë dhe PSG-në të rrezikshëm në çdo kundërsulm, pritet një ndeshje e hapur, me gola dhe emocione deri në fund.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: