Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:23, 17/03/2026

Liga e Kampionëve rikthehet me një natë elektrizuese, ku do të luhen ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës.

Skuadrat më të mëdha të kontinentit zbresin në fushë me një objektiv të vetëm: kualifikimin në çerekfinale.

Në fokus është përballja mes Manchester City dhe Real Madridit.

“Qytetarët” janë në disavantazh 0-3 dhe kërkojnë një mrekulli përballë një Reali që historikisht nuk fal në këto faza. Një test karakteri për kampionët anglezë.

Në Londër, Chelsea përballet me Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazhin 5-2 nga ndeshja e parë.

Anglezët synojnë një rikthim të madh, por diferenca mbetet e thellë dhe parisienët shihen si favorit.

Ndërkohë, Arsenali dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1-1, në një duel totalisht të hapur ku çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit.

Një tjetër sfidë interesante zhvillohet mes Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimt, ku portugezët duhet të përmbysin humbjen 0-3, një mision i vështirë, por jo i pamundur në një natë evropiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco