Rey Manaj mbetet protagonist absolut i Sivassporit, në përvojën e dytë të tij tek kjo skuadër. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili vetëm pak ditë më parë kishte vënë vulën e tij me dy gola në barazimin e një jave më parë 3-3 përballë Vanspor VK, shënoi në minutën e dytë shtesë në takimin e kësaj të hënë kundër Sakaryasporit, që përfundoi 4-1.
Duhet theksuar se dy gola të tjerë i realizoi një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, Valon Ethemi, në rastin e parë i asistuar pikërisht nga Manaj. Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Erdogan.
Manaj po përjeton një formë të shkëlqyer në ligën e dytë turke, më shumë se një muaj para se Kombëtarja Kuqezi të luajë ndeshjen play off kundër Polonisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: