Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Endrick nuk heq dorë nga ëndrra: Dua ta fitoj Championsin me Mbappé dhe Vinicius

Endrick nuk heq dorë nga ëndrra: Dua ta fitoj Championsin me Mbappé dhe Vinicius

09:49, 23/02/2026

Larg Madridit, por me zemrën ende “të bardhë”. Kështu mund të përshkruhet momenti që po kalon Endrick, i cili po vazhdon rritjen e tij te Olympique Lyonnais, por pa e harruar objektivin e madh me Real Madridin.

Në një intervistë për Telefoot, sulmuesi brazilian shprehu hapur dëshirën e tij: “Shpresoj që një ditë të rikthehem dhe të luaj sërish me Vinícius Júnior dhe Kylian Mbappé, për ta fituar Champions League dhe trofe të tjerë”.

Forma e tij në Francë është në rritje. Endrick ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë një asist në nëntë ndeshje, duke rifituar besimin. Ai tregoi se ishte pikërisht Mbappé dhe Eduardo Camavinga që e këshilluan të transferohej te Lyoni: “Më thanë se Ligue 1 është kampionat shumë fizik dhe i fortë. Më rekomanduan Lyonin si klub ideal për t’u zhvilluar. I falënderoj për këshillat”.

Ndërsa pret fundin e huazimit në qershor, objektivi i tij është i qartë: të shkëlqejë për të mos humbur vendin në kombëtaren e Brazilit dhe për të qenë pjesë e Kupës së Botës.

Jashtë fushës, 19-vjeçari foli edhe për anën e errët të famës pas transferimit në Madrid në verën e vitit 2024. “Shumë të rinj mendojnë se fama sjell vetëm gjëra të mira, por nuk është kështu. Për mua, është ndër gjërat më të vështira. Shpresoj që një ditë ta jetoj jetën time me qetësi”, pranoi ai.

Në Francë i kanë vendosur edhe nofkën “Matador”. Endrick e mori me humor: “Mund të më quani si të doni. Më pëlqen adrenalina dhe dua të jem gjithmonë agresiv para portës”. Ëndrra e tij mbetet e pandryshuar: një ditë të rikthehet në Madrid dhe të ngrejë Champions-in me ‘yjet’ e mëdhenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco