Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Nga Spanja ‘shpërthen’ lajmi: Simeone ka një marrëveshje me Interin për sezonin e ardhshëm

Nga Spanja ‘shpërthen’ lajmi: Simeone ka një marrëveshje me Interin për sezonin e ardhshëm

09:32, 23/02/2026

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe pritet të ndezë debat në Itali. Sipas emisionit ‘El Chiringuito de Jugones’, e ardhmja e Diego Simeone-s mund të jetë larg Atlético Madridit në fund të këtij sezoni. Pas 15 vitesh në krye të “Colchoneros”, trajneri argjentinas mund të mbyllë një cikël historik për të nisur një aventurë të re në Serie A.

Hipoteza më tronditëse lidhet me Interin. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, palët madje kanë arritur një parakontratë për sezonin e ardhshëm. Një skenar që do të ishte surprizues, sidomos duke parë ecurinë shumë pozitive të zikaltërve në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu po kalon një moment të artë. Pas fitores në transfertë ndaj Lecce-s dhe hapit fals të Milanit kundër Parmës, Interi ka thelluar diferencën në +10 pikë ndaj rivalëve, duke hedhur një hap të madh drejt titullit të 21-të kampion në histori.

Nëse zërat për Simeonen konfirmohen, atëherë e ardhmja e pankinës zikaltër do të vihej seriozisht në diskutim. Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për një ‘shashkë’ mediatike, që mbetet për t’u parë nëse do të marrë formë konkrete në muajt e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco