Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Interi kërkon përmbysjen ndaj Bodo/Glimt, por 'San Siro' nuk do të jetë i mbushur plot

Interi kërkon përmbysjen ndaj Bodo/Glimt, por 'San Siro' nuk do të jetë i mbushur plot

09:23, 23/02/2026

Inter do të zbresë nesër në fushën e ‘San Siro’ për sfidën e kthimit të “playoff”-it të Champions League ndaj FK Bodø/Glimt, me objektivin e qartë: përmbysjen e rezultatit 3-1 të ndeshjes së parë. Megjithatë, stadiumi nuk pritet të jetë i mbushur plot.

Sipas raportimeve në Itali, shitja e biletave mund të ndalet rreth shifrës 65 mijë spektatorë, ndërsa mbi 10 mijë bileta mbeten ende pa u shitur. Një fakt surprizues, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidës, e cila përfaqëson një moment kyç për vazhdimësinë europiane të zikaltërve. Eliminimi në këtë fazë do të ishte një goditje e rëndë për ambiciet e klubit që synon trofeun më prestigjioz në Europë.

Ndeshja e parë në Norvegji u ndikua ndjeshëm nga temperaturat e ulëta dhe fusha sintetike, faktorë që favorizuan skuadrën vendase. Megjithatë, reagimi i ekipit të drejtuar nga Cristian Chivu ishte i menjëhershëm. Fitorja e pastër 2-0 në transfertë ndaj Lecce-s në kampionat ka rritur moralin dhe ka thelluar diferencën me rivalët, duke i dhënë Interit besim për përballjen vendimtare.

Tashmë gjithçka është përqendruar te mbrëmja europiane. Zikaltrit besojnë se me mbështetjen e tifozëve dhe me një paraqitje më agresive mund ta përmbysin disavantazhin dhe të sigurojnë kualifikimin. Sfida është e vështirë, por jo e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco