Paraqitja e Kylian Mbappé-së ndaj Osasuna-s ishte ndër më të zbehtat e tij këtë sezon me Real Madridin. Edhe pse realizoi një gol të anuluar për pozicion jashtë loje për milimetra dhe dhuroi një asist për Vinícius Júnior, francezi nuk u shfaq në nivelin e zakonshëm. Shkaku duket i qartë: problemet e vazhdueshme në gjurin e djathtë.
Që nga dëmtimi më 7 dhjetorit kundër Celta de Vigo-s, Mbappé nuk ka qenë asnjëherë plotësisht në formë. Më 31 dhjetor klubi njoftoi për një ndrydhje në gju, por sulmuesi vendosi të mos ndalej, i motivuar edhe nga objektivi për të barazuar rekordin e golave të Cristiano Ronaldo-s në një vit kalendarik me fanellën madrilene.
Statistikat nuk japin sinjale alarmi, por ndjesitë në fushë tregojnë lodhje. Ai është lojtari i fushës më i përdorur në LaLiga dhe i dyti në total në të gjitha kompeticionet. Në ndeshjen ndaj Real Sociedadit qëndroi në stol pa luajtur asnjë minutë, ndërsa në përballjen me Benfica-s u kursye për të shmangur rrezikun.
Trajneri Álvaro Arbeloa e falënderoi publikisht për sakrificën: “E dimë që gjuri i tij nuk është në gjendjen më të mirë. Çdo lojtar tjetër mund të ishte tërhequr”. Megjithatë, frenimi në formë është ndjerë së fundmi, me dy ndeshje radhazi pa shënuar.
Në horizont është edhe grumbullimi me Francën për miqësoret e marsit në SHBA, kundër Brazilit dhe Kolumbisë. Me Kupën e Botës në prag, menaxhimi i gjurit të Mbappé-së mbetet prioritet absolut për Real Madridin dhe për vetë lojtarin, sepse golat e tij janë thelbësorë, por shëndeti edhe më shumë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: