Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, renditja e medaljeve

Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, renditja e medaljeve

22:50, 22/02/2026

Me finalen e hokejit mbi akull, kanë përfunduar garat e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, që nisën më 6 shkurt dhe u zhvilluan në Milano dhe Cortina d'Ampezzo.

Finalen e fitoi skuadra e SHBA-së në hokej, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk u shpallën vendi më i suksesshëm i këtyre Lojërave.

Norvegjia dominon tabelën e medaljeve

Me plot 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia është vendi më i suksesshëm i “Milano Cortina 2026”.

Ky është rekordi i katërt rresht për Norvegjinë, ndërsa me 18 të arta ata vendosën edhe një rekord të ri olimpik, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 16 medaljesh të arta katër vjet më parë.

SHBA-ja renditet e dyta me 12 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta, gjithsej 33 medalje.

Nga 10 të arta kishin Holanda dhe Italia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Suedia fituan nga tetë të arta secila.

Zvicra është e teta në renditje me 6 të arta, 9 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Kosova dhe Shqipëria në garë

Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, e cila mori pjesë në tri disiplina të skijimit alpin, dhe Drin Kokaj në një garë. Megjithatë, asnjë rezultat nuk ishte i suksesshëm.

Shqipëria ishte përfaqësuar nga katër skiatorë. Shpresa kryesore për medalje ishte Lara Colturi, por vendi i 10-të në sllallom ishte rezultati më i mirë që arriti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco