Ndihmësi i Alegrit komenton humbjen e Milanit: Kampionati italian është më i vështiri në botë

Ndihmësi i Alegrit komenton humbjen e Milanit: Kampionati italian është më i vështiri në botë

22:11, 22/02/2026

Me Masimiliano Alegrin të pezulluar, i takoi zëvendësit Marko Landucit të komentonte humbjen e Milanit ndaj Parmës.

Një ndalesë që mund t’i kushtojë shtrenjtë në lidhje me luftën për titullin kampion, por në shtëpinë kuqezi flitet ende për zonën Champions dhe jo për kampionatin.

“Nuk jemi të kënaqur, Parma bëri një ndeshje shumë të mirë. Sot topi nuk donte të hynte në portë. Duhet të mendojmë se të martën rifillojmë. Jemi të zhgënjyer sepse donim tre pikët: kemi bërë shumë rezultate pozitive, por tani nisim sërish. Skuadra është e mërzitur: u përpoqëm t’i inkurajojmë. Nuk duhet të mendojmë për të tjerët, por për rrugëtimin tonë, të bëjmë sa më shumë pikë: duhet të synojmë rikthimin në Champions League”, tha zëvendëstrajneri për Sky.

“Mendojmë se kjo skuadër ka bërë shumë pikë me këtë qëndrim. Pastaj kur nuk shënon dhe nuk fiton, duket sikur çdo gjë është gabim. Besoj se qasja ishte e duhura. Parma ishte shumë e fortë dhe luftoi për çdo top. Ne ishim edhe disi të pafat, por ky është futbolli”, shtoi ai.

Për vështirësitë ndaj skuadrave më të vogla: “Kampionati italian është shumë i vështirë: çdo ndeshje ka kurthet e veta dhe ka shumë ekuilibër. Besoj se është më i vështiri në botë. Sonte u përpoqëm të japim maksimumin dhe nuk ia dolëm. Të martën rifillojmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Ka mbrëmje që nuk shkojnë mirë. Sot Mateo Gabia u dëmtua në nxehje, edhe Ruben Loftus Çik po ashtu: një mbrëmje paksa e veçantë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco