Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Albanese e Ndreca ndëshkojnë Vorën, Egnatia merr tri pikë para tifozëve të saj

Albanese e Ndreca ndëshkojnë Vorën, Egnatia merr tri pikë para tifozëve të saj

17:57, 08/12/2025

Egnatia siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Vorës në “Egnatia Arena”, duke dominuar ndeshjen dhe duke e zgjidhur atë me dy gola të shënuar në secilën pjesë loje. Kampionët e vendit u shfaqën më kërkues që në fillim, ndërsa Vora tentoi të befasonte me raste sporadike, por pa sukses përpara portës së Dajsinanit.

Përpjekjet e Egnatias u konkretizuan në minutën e 51-të. Pas një ndërhyrjeje të diskutueshme në zonë, gjyqtari Cjapi u thirr nga VAR-i për të rishikuar aksionin. Pas konsultimit, ai akordoi penallti për vendasit. Me qetësi dhe saktësi, Albaneze mori përsipër ekzekutimin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë avantazh skuadrës së tij.

Ndonëse Vora u përpoq të reagojë dhe pati një mundësi të artë me Ruzgis në minutën e 62-të, tentativa e tij u ndal në momentin e fundit. Kampionët, ndërkohë, ngritën ritmin dhe siguruan golin e dytë në minutën e 68-të. Edison Ndreca, një nga lojtarët më aktivë në krah, u gjend brenda zonës dhe goditi saktë me të majtën, duke vulosur rezultatin 2-0 dhe qetësinë në tribunat e “Egnatia Arenës”.

Në minutat e mbetura, skuadra e trajnerit Tetova dominoi plotësisht lojën dhe kërkoi edhe golin e tretë, por pa ndryshuar shifrat.

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Vora mbetet me pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco