Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu marrëdhënie seksuale me ‘ish’-yllin e Tottenham-it dhe e shantazhoi, por do të bëjë katër vjet burg

Kreu marrëdhënie seksuale me ‘ish’-yllin e Tottenham-it dhe e shantazhoi, por do të bëjë katër vjet burg

17:49, 08/12/2025

Një grua në Korenë e Jugut është dënuar me katër vjet burg pasi shantazhoi ‘yllin’ e futbollit, Son Heung-min, duke i marrë 300 milionë ëon (rreth 153 mijë paundë) në vitin 2024. Gruaja, e identifikuar vetëm si Yang, i kishte dërguar sulmuesit një foto ekografie të një foshnje, duke pretenduar se ishte fëmija i tij dhe duke kërkuar para për të qëndruar “në heshtje”.

Gjykata Qendrore e Seulit deklaroi sot se Yang kishte “gënjyer” Son-in, megjithatë ajo mohoi akuzat për shantazh dhe tentativë shantazhi.

Pas marrjes së shumës së parë, Yang bashkëpunoi me një burrë të identifikuar si Yong për të tentuar të përfitonin edhe më shumë para nga futbollisti. Ndërsa Yong pranoi akuzat, gjykata e dënoi me dy vite burg.

Son Heung-min, 33 vjeç, konsiderohet një ndër futbollistët më të mëdhenj të Azisë. Pas dhjetë vitesh te Tottenham-i në Premier League, ai u transferua në Los Angeles FC në gusht të këtij viti për një tarifë rekord të MLS-së. Që prej mbërritjes së tij në SHBA, ai ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje, duke u kthyer menjëherë në lider të skuadrës.

Agjencia koreane Yonhap kishte raportuar që në maj se një grua në të 20-at dhe një burrë në të 40-at ishin arrestuar nën dyshimin se kishin tentuar të shantazhonin Son-in qershorin e kaluar, kur sulmuesi ishte ende pjesë e Tottenham-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco