UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në Evropë

UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në Evropë

09:22, 08/12/2025

UEFA ka mbërritur në Kosovë për të xhiruar një dokumentar të dedikuar suksesit historik të Dritës, klubit që po shkruan një kapitull të ri në futbollin kosovar me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.

Për herë të parë, një ekip evropian i produksionit të UEFA-s ndalet në Gjilan për të rrëfyer nga afër historinë, kulturën dhe frymën e klubit bardhekaltër.

Dokumentari përfshin intervista ekskluzive me trajnerin Zekrija Ramadani, arkitektin e këtij suksesi, i cili shpjegon filozofinë e tij, punën e palodhur dhe transformimin e skuadrës.

Krahas tij, lojtarĂ«t kryesorĂ« tĂ« ekipit – Faton Maloku, ArbĂ«r Manaj dhe Rron Broja – rrĂ«fejnĂ« nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i tyre se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« ky sezon pĂ«r DritĂ«n dhe pĂ«r futbollin kosovar.

Mes historive të shumta emocionuese, më prekësja mbetet ajo e Arbër Manajt, i cili flet për mungesën e babait të tij të rënë gjatë luftës së Kosovës.

Në dokumentar, ai shfaqet pranë nënës së tij, duke rikthyer kujtime të dhimbshme por edhe të fuqishme, që tregojnë prej nga buron forca e tij dhe motivimi për të shkuar sa më larg si futbollist dhe si njeri.

UEFA ka intervistuar gjithashtu edhe tifozin e zjarrtë Adhurim Jakupi, simbol i pasionit të tribunës gjilanase, si dhe legjendën e klubit, trajnerin e portierëve Afrim Shahini, njeri që është identifikuar me Dritën për dekada të tëra.

Dokumentari pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« pĂ«rzierje tĂ« fuqishme emocionesh, historie, krenarie dhe profesionalizmi – njĂ« tregim i sinqertĂ« pĂ«r atĂ« si njĂ« klub nga Kosova po i tregon EvropĂ«s se zemra, karakteri dhe ambicia shpesh vlejnĂ« po aq sa buxheti dhe infrastruktura.

Ky projekt i UEFA-s nuk është thjesht një vlerësim për Dritën, por një hap i madh për futbollin kosovar, që tashmë po merr vendin e merituar në skenën ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco