VIDEO/ Partizani hakmerret ndaj Tiranës, bardheblutë të zhytur më fort në krizë dhe të pashpresë

VIDEO/ Partizani hakmerret ndaj Tiranës, bardheblutë të zhytur më fort në krizë dhe të pashpresë

19:29, 07/12/2025

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në derbin kryeqytetas ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania”, duke hakmarrë humbjen e thellë 3-0 në fazën e parë dhe duke thelluar krizën e rivalëve të përjetshëm. Të kuqtë dominuan jo vetëm me gola, por edhe me lojë, duke treguar një performancë superiore në çdo aspekt.

Fitore e shpejtë e Partizanit erdhi vetëm pas gjashtë minutash lojë, kur suluesi afrikano-jugor Rowan Human, i gjendur i vetëm përballë portierit Tafas, dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Pretendimet e lojtarëve të Tiranës për pozicion jashtë loje nuk u pranuan, pasi sistemi VAR nuk sinjalizoi asgjë të parregullt.

Në minutën e 66-të, Partizani vulosi rezultatin me golin e dytë, këtë herë nga Xhuliano Skuka, i futur nga stoli në pjesën e dytë. Sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi menjëherë mundësinë dhe shënoi për 0-2, duke mbyllur çdo shpresë të Tiranës për rikthim në këtë derbi.

Kjo fitore i çon të kuqtë në kuotën e 20 pikëve, duke i afruar grupit të skuadrave që luftojnë për vendet e para, ndërsa Tirana mbetet e pashpresë në këtë sezon. E vetmja fitore e bardhebluve deri tani ka qenë pikërisht përballë Partizanit, ndërsa performancat e fundit nuk japin asnjë shpresë për shpëtim. Kambanat e alarmit për klubin më të titulluar në vend kanë rënë prej kohësh, por duket se nuk ka kush i dëgjon.

Golat:

Tirana - Partizani 0-1

Tirana - Partizani 0-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco