Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

“Telefonata e parë që do të bëj kur të fitojmë zgjedhjet do të jetë për Messin”

“Telefonata e parë që do të bëj kur të fitojmë zgjedhjet do të jetë për Messin”

12:22, 19/11/2025

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font, i cili ka nisur një projekt të ri të quajtur “Nosaltres” me synimin për të rrëzuar presidentin aktual Joan Laporta, ka deklaruar se telefonata e tij e parë, nëse fiton zgjedhjet vitin e ardhshëm, do të jetë për Lionel Messin.

Ai foli gjithashtu për një rikthim të mundshëm simbolik në “Camp Nou” për ‘yllin’ e Inter Miamit, por këmbënguli se emri i legjendës ‘blaugrana’ nuk duhet të përdoret për përfitime politike, siç bëri sipas tij Laporta në zgjedhjet e kaluara.

Font u shpreh:

“Personalisht, si tifoz i Barçës, më dridhet trupi kur flas për këtë, por natyrisht gjithçka varet nga ai. Ajo që nuk duhet të bëjmë është ta përdorim atë. Mendoj se Laporta e ka bërë këtë, madje shumë herë, dhe e ka bërë gabim; shembulli më i qartë ishte gjatë zgjedhjeve. Edhe një premtim tjetër i thyer. Besoj se Messi nuk duhet të përdoret, por ai duhet ta dijë se gjëja e parë që do të bëj kur të fitoj zgjedhjet është të marr telefonin dhe ta telefonoj. Do të jetë telefonata ime e parë.”

Ai vazhdoi:

“Duhet ta mirëpresim Leo Messin dhe të bëjmë çdo gjë të mundshme që, sa më shpejt të jetë e mundur, ai të ketë rolin te Barça që ai vetë e dëshiron dhe që do të na entuziazmonte të gjithëve. T’i bësh një statujë nuk e përmbledh as pjesën më të vogël të asaj që ai përfaqëson.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco