Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Vendet Baske – Palestinë, miqësore historike në ‘San Mamés, të ardhurat do të shkojnë për Gazën

Vendet Baske – Palestinë, miqësore historike në ‘San Mamés, të ardhurat do të shkojnë për Gazën

19:51, 15/11/2025

Një ndeshje miqësore me simbolikë të veçantë zhvillohet sonte në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, ku përballen përfaqësuesja e Vendeve Baske dhe Kombëtarja e Palestinës. Takimi konsiderohet historik, pasi bashkon dy popuj që ndajnë ideale të ngjashme politike dhe një histori të gjatë kërkesash për pavarësi dhe njohje ndërkombëtare.

Federata e Futbollit të Vendeve Baske, e cila nuk është e anëtarësuar në UEFA apo FIFA, ka njoftuar se i gjithë përfitimi financiar nga sfida do të dhurohet për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë në Rripin e Gazës. “Ky takim në ‘San Mamés’ është një thirrje për paqe dhe për përfundimin e gjenocidit në Gaza”, deklaroi federata baske, e cila ka zhvilluar deri më sot 46 miqësore ndërkombëtare.

Kombëtarja e Palestinës, e renditur në FIFA, ka qenë së fundmi pranë kualifikimit në ‘play-off’-et e Kupës së Botës në zonën aziatike dhe vjen në Bilbao e mbështetur nga tifozë që i kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje, si dëshmi e solidaritetit të fortë midis dy popujve.

Trajneri bask, Jagoba Arrasate, ka thirrur për këtë ndeshje sulmuesin Guruzeta dhe mesfushorin Jauregizar të Athletic Bilbaos, si edhe Oier Zarraga të Udineses. Për Palestinën, në fushë do të zbresin lojtarët më të mirë të kombëtares, në një mbrëmje që synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm human dhe sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco