Videoja e pabesueshme ku Diego Armando Maradona kalon mbrojtësit anglez dhe shënon golin që në 1986 i siguroi Argjentinës kalimin në gjysmëfinale të Botërorit, i cili më pas u fitua në Meksikë, u shoqërua me mbishkrimin “një dashuri e përjetshme”. Kështu Federata Argjentinase e Futbollit dhe kombëtarja përkujtojnë sot në rrjetet sociale ditëlindjen e 65-të të Maradonës.
Ky është vetëm një nga homazhet e shumta që i bëhen sot “El pibe de Oro”-s në vendin e tij të origjinës. Klubi Argentinos Juniors, i cili e formoi gjatë viteve të rinisë (të njohur si “cebollitas”), e përshkruan si “Pelusa i përjetshëm”, ndërsa Boca Juniors i dërgon një mesazh “gëzuar ditëlindjen”, duke e falënderuar qër ishte një “bostero”. Nuk mungojnë as urimet e bijave të tij.
Dalma Maradona postoi në Instagram foton e famshme ku shihet si fëmijë duke futur një margaritar në çorapin e babait të veshur me ngjyrat e Napolit, ndërsa Gianinna publikoi një foto ku puth topin e artë së bashku me babanë.
Homazhet për idhullin argjentinas, i cili kaloi kufijtë e futbollit, janë të pranishme gjithashtu në televizionet e vendit, me imazhe të pabesueshme nga arritjet e Diego-s, dhe në radio, ku transmetohen playlist-at e dedikuara Maradonës, përfshirë këngët e famshme si “La Mano de Dios” e Rodrigos dhe “Maradó” e grupit ‘Los Piojos’.
Një nga nismat më simbolike është ajo e Banka Qendrore e Argjentinës, e cila ka emetuar për këtë rast një monedhë përkujtimore prej 10 pesos, ku është shënuar edhe rruga e “golit të shekullit” kundër Anglisë.


© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: