Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Ekzekutimi i presidentit të klubit, arrestohen dy të rinj si të përfshirë në vrasje! Si ndodhi krimi

Ekzekutimi i presidentit të klubit, arrestohen dy të rinj si të përfshirë në vrasje! Si ndodhi krimi

14:21, 30/10/2025

Dy arrestime u kryen në Selanik sot nga oficerët e policisë në lidhje me vrasjen e presidentit të një ekipi futbolli në Limasol, Qipro, rreth dy javë më parë.

Bëhet fjalë për dy emigrantë nga Gjeorgjia, të dy të moshës 28-vjeç.

Vrasja e biznesmenit qipriot Stavros Demosthenous, i cili ishte gjithashtu president i ekipit të futbollit Karmiotissa, ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, rreth orës 09:00, në Limasol.

Autorët duket se kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, i kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy.

Ata po udhëtonin me një furgon të vjedhur dhe sapo 49-vjeçari doli nga dera e shtëpisë, e qëlluan.

Djali i tij e futi në makinë dhe u përpoq ta çonte në spital. Megjithatë, gjatë rrugës për në spital, makina që drejtohej nga i biri u përplas me automjete të tjera në autostradë dhe Stavros Demosthenousi ndërroi jetë.

Autorët e vrasjes, pasi qëlluan biznesmenin, u larguan nga vendi i ngjarjes dhe dogjën furgonin disa kilometra larg.

Dyshimet janë se autorët ishin vrasës profesionistë me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco