Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni dhe trajneri më i spikatur i javës së 9-të

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni dhe trajneri më i spikatur i javës së 9-të

13:43, 30/10/2025

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 9-të të Kategorisë së Parë, si edhe trajnerin më të mirë. Skema e përzgjedhur është 1-3-4-3.

Në portë është gardiani i Ilirisë, Dashamir Xhika.

Repartin e prapavijës e përbëjnë Rei Zaimi i AF Luftëtarit, Nurudeen Abdulai i Besës së Kavajës dhe Miklovan Pere i Pogradecit.

Ilir Allmuça i Lushnjes, Redon Danaj i Besës, Suleiman Danladi i Pogradecit dhe Arlind Kurti i Laçit formojnë repartin e mesfushës.

Në sulm janë Ibrahim Romeo Olola i Lushnjes, Dejvid Kapllani i Kastriotit dhe Melsi Cereni i AF Luftëtarit.

Trajneri i javës është përzgjedhur ai i Kastriotit, Ramadan Ndreu.

Skuadra e tij arriti një fitore të madhe ndaj kryesuesve të Skënderbeut me rezultatin 3-2.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco