Juventusi ndalet nga Verona, Zhegrova merr minuta në fundin e ndeshjes

Juventusi ndalet nga Verona, Zhegrova merr minuta në fundin e ndeshjes

20:08, 20/09/2025

Juventusi nuk arriti t’i jepte vazhdimësi ecurisë perfekte në Serinë A, pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen hapëse të javës së katërt. “Bardhezinjtë” mbeten në krye të renditjes, në pritje të sfidës së Napolit kundër Pizës, të hënën.

Skuadra e Sergio Conceiçaos kaloi në epërsi në minutën e 19-të. Pas një dyluftimi të fituar me Bernede, portugezi shmangu Serdar dhe nga kufiri i zonës lëshoi një goditje të saktë me të majtën, duke mposhtur portierin Montipò.

Verona - Juventus 1-1

Megjithatë, Verona arriti të barazonte pak para pushimit. Në minutën e 44-t, pas një prekjeje me dorë të Joao Marios në zonë, gjyqtari akordoi penallti. Orban u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A.

Në pjesën e dytë, Serdar mendoi se kishte përmbysur rezultatin, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Di Gregorio u bë protagonist me dy pritje të rëndësishme ndaj Orban dhe Frese, ndërsa Vlahovic zhvilloi një ndeshje të zbehtë.

Nga minuta e 83-të u aktivizua edhe Edon Zhegrova, por iniciativat e tij nuk u shpërmblyen me gol për Juvetusin.

Ky rezultat i lë juventinët me një pikë të vetme nga përballja në Verona, duke u dhënë shansin rivalëve të afroheshin në renditje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco