Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Mourinho me shallin e Benficës: Nuk mendova dy herë kur më thirrën

Mourinho me shallin e Benficës: Nuk mendova dy herë kur më thirrën

09:02, 18/09/2025

Jose Mourinho është në Portugali duke negociuar me Benfikën. I pritur nga gazetarët në Aeroportin e Tires, “Special One” iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij me klubin e Lisbonës: “Para se të ngjitesha në aeroplan, më pyetën nëse isha i interesuar të stërvisja Benfikën. Dhe unë thashë po, se mund të isha i interesuar. Benfika më pyeti zyrtarisht nëse isha i interesuar. U thashë se isha jashtë vendit dhe se pas kthimit tim në Portugali do të isha i lumtur të flisja për këtë”.

Më pas, Mourinho vazhdoi, duke mbajtur rreth qafës një shall që ia kishte dhënë një tifoz: “Kur më ofruan mundësinë për të trajnuar Benfikën, nuk e mendova dy herë: Jam i interesuar”. Mourinho më në fund donte të sqaronte se ky rikthim nuk është një festë karriere.

Vlen të kujtohet se Jose Mourinho bëri hapat e parë si trajner kryesor te Benfica: 11 ndeshje para se të jepte dorëheqjen. Rezultatet e tij të para erdhën te Uniao Leiria, një trampolinë për transferimin e tij te Porto, ku ai e afirmoi veten, duke fituar ligën, Ligën e Evropës dhe madje edhe Ligën e Kampionëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco