Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Çështja ‘San Siro’/ Merret vendim i rëndësishëm për Interin dhe Milanin

Çështja ‘San Siro’/ Merret vendim i rëndësishëm për Interin dhe Milanin

15:36, 17/09/2025

Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e “San Siros”.

Kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik. Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv ditën e nesërme, duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.

Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse “San Siro” mbetet në gjendjen aktuale. Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.

Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco