Gvozdenoviç: Ishim skuadra më e mirë në fushë, lojtarët e stolit treguan karakter

Gvozdenoviç: Ishim skuadra më e mirë në fushë, lojtarët e stolit treguan karakter

21:47, 14/09/2025

Elbasani mori një fitore të madhe ndaj Dinamos, duke siguruar kreun e Superiores pas golit vendimtar të Bunjakut. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç u shfaq shumë i kënaqur me skuadrën e tij dhe veçanërisht me lojtarët e stolit që dhanë një ndihmë të madhe në këtë sukses.

“Sot jam shumë i kënaqur nga fitorja dhe pikët, kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse në tri javë ishin ndeshje të vështira: Flamurtari, Egnatia dhe Dinamo. Sot Dinamo tregoi që ishte skuadër e mirë, por për mendimin tim ne ishim skuadra më e mirë. Çunat meritojnë gjithçka,” – tha trajneri verdheblu.

Ai theksoi rëndësinë e lojtarëve të aktivizuar nga pankina:

“Ata treguan që kanë cilësi dhe mentalitet fitues, gjë shumë e rëndësishme pasi ishim pa katër lojtarë në formacion. Diallo dhe Bunjaku ishin shumë të shpejtë nga krahët, me Qosen, Ibrahimin dhe Karimin që kërkonin pasin e fundit, ideja ishte të kapnim Dinamon në kundërsulm.”

Duke analizuar lojën, Gvozdenoviç shtoi:

“Ne e kontrolluam ndeshjen, patëm mundësinë të shënonim edhe golin e dytë. Në pjesën e parë ishim agresivë, por në të dytën u hapëm më mirë dhe shënuam. Nëse do të vinte edhe goli i dytë, do të isha më i qetë. Ky kampionat është shumë i fortë dhe çdo pikë ka vlerë.”

Në fund, tekniku nuk harroi të veçonte talentin e Bunjakut:

“Bunjaku ishte në ndeshjen e parë, por tregoi talentin e tij dhe vendosi ndeshjen. Nuk mund të veçoj vetëm një emër, sepse jam i kënaqur me të gjithë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco