Dukagjini dhe Malisheva, befasitë e javës së katërt

Dukagjini dhe Malisheva, befasitë e javës së katërt

17:36, 14/09/2025

Në javën e katërt të Superligës së Kosovës, Dukagjini mori kryesimin pas fitores 2-0 ndaj Ferizajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Iljasa Zulfiu hapi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Egzon Sinani vulosi fitoren në minutën e 90-të. Ferizaj luajti pjesën e dytë me një futbollist më pak, duke pësuar humbjen e dytë radhazi dhe qëndron në vendin e pestë me gjashtë pikë.

Prishtina e Re regjistroi fitoren e parë këtë sezon, duke mposhtur Llapin 1-0 në Lipjan, me golin vendimtar të Toni Gomes në minutën e 13-të. Ekipi i Elon Berishës ka tani dy fitore në këtë edicion, ndërsa Llapi mbetet pa triumfe pas dy barazimeve dhe dy humbjeve.

FC Ballkani vazhdoi formën e shkëlqyer me një fitore bindëse 3-0 ndaj Drenicës në Suharekë, ku Valentin Serebe realizoi ‘tregolësh’, duke e konfirmuar si golashënuesin më të mirë të kampionatit. Ballkani mbetet i pamposhtur pas katër javëve dhe dëshmon se është pretendent serioz për titull.

Në një tjetër surprizë, Malisheva mposhti Gjilanin 3-1 në shtëpi. Mevlan Zeka hapi rezultatin, Thaqi barazoi për mysafirët, por golat e Samuel Opeh dhe Altin Aliut në pjesën e dytë vendosën fitoren për vendasit, të cilët ngjiten në vendin e tetë me katër pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco